Law Firm “Arbresh” L.L.C
Kush jemi ne
Shoqëria e Avokatëve “Arbresh” SH.P.K. është pjesë e Arbresh Group dhe përbëhet nga një staf profesional dhe bashkëpunëtorë të kualifikuar me 16 vite përvojë në fusha të ndryshme të së drejtës, duke konsoliduar punën dhe reputacionin e tyre në Republikën e Kosovës.
E DREJTA PENALE
Shoqëria e Avokatëve Arbresh ofron mbrojtje juridike ndaj akuzave penale të ngritura nga organet e ndjekjes penale kundër klientëve tanë fizikë dhe juridikë. Ne jemi një strukturë profesionale e përgatitur për të ofruar këshillim të duhur juridik për secilin klient, veçanërisht në çështje që lidhen me veprat kundër personit, pasurisë dhe fusha të tjera përkatëse.
E DREJTA CIVILE
Në fushën e së drejtës civile, përfshirë konfliktet pronësore, marrëdhëniet kontraktore, detyrimet, trashëgiminë, të drejtën familjare etj., avokatët tanë disponojnë njohuritë e nevojshme profesionale për trajtimin efikas të çështjeve civile.
E DREJTA ADMINISTRATIVE
Shoqëria e Avokatëve Arbresh zotëron ekspertizën e nevojshme për trajtimin e marrëdhënieve juridiko-administrative, duke përfaqësuar klientët në zgjidhjen e çështjeve administrative gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Ofron përfaqësim në të gjitha shkallët e gjykimit administrativ në Republikën e Kosovës.
E DREJTA FINANCIARE
Në fushën e së drejtës financiare, garantojmë bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të licencuar të kontabilitetit për zgjidhjen e çështjeve financiare. Në veçanti, në legjislacionin fiskal, bashkëpunojmë në mënyrë të vazhdueshme me ekspertë të licencuar për të ofruar zgjidhje të sakta dhe profesionale.
E DREJTA TREGTARE
Në fushën e së drejtës tregtare, përfshirë hartimin dhe rishikimin e akteve të shoqërive tregtare, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera të nevojshme, ofrojmë këshillim juridik të vazhdueshëm për bizneset, duke ndërhyrë kur është e nevojshme në aktet themeluese dhe funksionale të tyre.
E DREJTA FAMILJARE
Shoqëria e Avokatëve Arbresh zotëron njohuritë profesionale të nevojshme për trajtimin e marrëdhënieve familjare, duke përfaqësuar klientët në procedurat gjyqësore lidhur me zgjidhjen e martesës, kujdestarinë e fëmijëve, ndarjen e pasurisë dhe çështje të tjera relevante.